Betül Yürük
04 Shtator 2019•Përditësim: 04 Shtator 2019
Numri i të vdekurve nga Uragani Dorian në Bahama është rritur në 7, raporton Anadolu Agency (AA).
Uragani i cili Bahamet në Oqeanin Atlantik e goditi në kategorinë e pestë, shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha.
Zyrtarët njoftuan se numri i të vdekurve nga uragani është rritur në 7 duke shprehur shqetësimin se numri i viktimave mund të rritet pasi ende vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Kryeministri i Bahamas Hubert Minnis, tha se 60 për qind të ndërtesave përreth Portit Marsh kanë pësuar dëme.
Uragani Dorian, është regjistruar si uragani më i fuqishëm deri më tani që ka prekur rajonin.
- Uragani vazhdon kah SHBA-ve
Uragani, tashmë në kategorinë e dytë, është duke vazhduar kah shtet Florida, Karolina Jugore dhe Veriore në pjesën lindore të SHBA-ve.
Qendra Kombëtare e Uraganeve, paralajmëroi se Uragani Dorian i cili humbi fuqinë ende përbën kërcënim dhe mund të shkaktojë përmbytje e cila është duke vazhduar me shpejtësi prej 177 kilometra.
- AA ndjek nga vendi përgatitjet
Ndërkohë Anadolu Agency (AA) me ekipin e saj është duke ndjekur nga vendi përgatitjet në shtetet amerikane ku pritet të ndikohen nga uragani.
Në pamjet që AA ka siguruar nga Karolina Jugore tërheq vëmendjen se si janë mbyllur dyert dhe dritaret e ndërtesave publike në rajonin Charleston me kompensatë.
AA do të bëjë xhirime të drejtpërdrejta në shumë shtete përfshirë edhe Floridën gjatë uraganit, si dhe do të publikoj fotografi dhe video.