Hülya A. Gündüzalp
22 janar 2016•Përditësim: 23 janar 2016
STAMBOLL (AA) – Për shkak të reshjeve të paralajmëruara të dëborës, në aeroportin Ataturk dhe Sabiha Gokcen të Stambollit sot dhe nesër janë anuluar 155 fluturime, raporton Anadolu Agency (AA).
Aviokompania turke Turkish Airlines (THY) në internet faqet thekson se për shkak të reshjeve të paralajmëruara të dëborës janë anuluar 41 për sot, ndërsa për nesër 90 fluturime ndërshtetërore dhe ndërqytetare.
Thuhet se pasagjerët informacionet për fluturimet mund t’i përcjellin në internet faqen "www.turkishairlines.com".
Po ashtu, edhe aviokompania Onur Air sot ka anuluar gjashtë, ndërsa nesër katër fluturime. Nga shtatë fluturime sot dhe nesër ka anuluar edhe aviokompania Atlas Jet.