Selim Bostancı
12 tetor 2015•Përditësim: 13 tetor 2015
BARTIN (AA) - Ekspertja e meditimit dhe yoga-s, Teresa Bryanton (40) ka nisur në Kanada para 5 muaji bashkë me vajzën e saj 4 vjeçare duke shitur gjithçka që posedon për të zbuluar dhe jetuar në vendin e ëndrrave, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspertja e meditimit dhe yoga-s Bryanton pas ndarjes me bashkëshortin e saj ka shitur shtëpinë, tokën dhe automjetin e saj dhe më 4 maj bashkë me vajzën e saj 4 vjeçare Ashlayn është larguar nga vendi.
Bryanton dhe vajza e saj kanë udhëtuar me aeroplan dhe autobus, nga Kanadaja me aeroplan kanë shkuar në Angli, dhe më pastaj në Poloni, Hungari, Serbi, Kroaci, Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari më në fund ka arritur në Turqi.
Pasi që ka udhëtuar nëpër qytete të ndryshme Bryanton ka arritur në Bartin e cila gjendet në veri të Turqisë. Në deklaratën e saj për AA ka thënë se është mërzitur nga stresi i punës intensive dhe nga jeta aktive e qytetit, dhe ka udhëtuar nëpër botë në kërkim të një jete ku do ti nevojiten më pak të holla dhe ku do të mundet të jetojë me natyrën.
Bryanton e cila tregoi se është në kërkim të një jete ku do të mund ti kushtohet më shumë vajzës së saj dhe do të mund të ndërtojë një qendër për trajtimin e kancerit theksoi: "Sot një ndër problemet më të rëndësishme të shëndetit në botë është kanceri. Kam patur të afërm dhe miq që kam humbur nga kanceri. Jam duke e shëtitur botën për të gjetur një vend të përshtatur ku mund të banohet dhe të ndërtoj qendrën për trajtimin e kancerit. Kështu që pa ilaçe, me metoda alternative të trajtimit dua ti ndihmoj pacientët në procesin e trajtimit të kancerit. Besoj se duke shikuar bukuritë, energjinë e jetës dhe duke shijuar jetën mund të mposhtet kanceri".
- "Mund të vendosem në Turqi"-
Bryanton tha se ka bërë një program 2 vjeçar ku do të mundohet të udhëtoj nëpër shumë shtete dhe theksoi: "Arsyeja e udhëtimit është për të gjetur vendin dhe njerëzit e duhur. Dua të krijoj qendër për trajtimin e kancerit me mjekësinë alternative, njerëzit e vendit ku do të vendosem duhet të jenë të hapur për këtë gjë. Do ta vazhdoj udhëtimin deri sa ta zbuloj vendin natyral ku do të mundem të bëjë bujqësi organike. Do ta rezervoj jetën time për trajtimin e kancerit me përvojën nga yoga dhe meditimi. Nëse ka dikush dëshirë dhe ëndërr në këtë drejtim mund ta kryejmë bashkë. Përparësinë e kanë vendet si Romania, Spanja, India ose Franca, por nëse dikush do të më bashkëngjitet dhe do të më mbështesë në këtë drejtim mund të vendosem edhe në Turqi".
Bryanton e cila theksoi se ushqimet në botë janë bërë të rrezikshme për shkak të kimikateve, dhe tha se më përpara njerëzit kanë qenë më të shëndetshëm, për këtë arsye ka dëshirë për të jetuar në një vend ku mund ta ushqejë vajzën e saj me ushqime organike.