Ekip
18 Maj 2020•Përditësim: 19 Maj 2020
Futbollistët në Itali do të duhet të presin të paktën 24 orë të tjera para se të fillojnë stërvitjen e plotë të ekipeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubet italiane më 4 maj rifilluan stërvitjet në baza individuale kur masat e izolimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në vend filluan të lehtësohen.
Ata së bashku planifikuan të kthehen në stërvitje të hënën, por ende nuk u është dhënë dritë jeshile për ta bërë këtë nga paneli shkencor i qeverisë italiane.
Protokolli mjekësor për rifillimin e Serisë A ka rezultuar i diskutueshëm, por një dokument i rishikuar iu dorëzua të dielën Ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora, dhe sot pritet të jepet në panelin shkencor.
Seria A planifikon të rifillojë më 13 qershor.