Ekip
18 Maj 2020•Përditësim: 18 Maj 2020
Të paktën 70 raste me koronavirusin e ri (COVID-19) u raportuan në mesin e nxënësve në çerdhe dhe shkolla fillore në Francë që nga 11 maji, kur 1,4 milion fëmijë u kthyen në shkollat e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo erdhi ndërsa më shumë se 50.000 nxënës të shkollave të mesme gjithashtu u kthyen në shkollat e tyre të hënën, një javë pas heqjes së masave mbarëkombëtare.
Shumë çerdhe dhe shkolla fillore u mbyllën gjatë javës pasi u zbulua virusi midis fëmijëve.
Duke folur për Radion RTL, ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer tha se mbyllja e menjëhershme e disa shkollave ishte një ilustrim i faktit se institucionet arsimore ndjekin udhëzime dhe protokolle të rrepta.
"Pas kthimit të parë, prandaj kërkohet kujdes të hënën", paralajmëroi ai, duke shtuar se rastet e reja me shumë gjasë u sollën nga jashtë shkollës.
"Ishte e pashmangshme, por mbetet një pakicë", shtoi ministri.
Nxënësit që kthehen në shkollë sot, ata të klasës së pestë dhe të gjashtë, vijnë nga zonat e gjelbra, që u përcaktuan më të sigurta nga përhapja e virusit.
Deri më tani, numri i të vdekurve në Francë nga koronavirusi është 28.108, me 142.411 raste të konfirmuara, kurse deri më tani janë shëruar 61.221 pacientë.