Zehra Ulucak
13 Mars 2020•Përditësim: 15 Mars 2020
Anadolu Agency (AA) publikoi hartën e koronavirusit të ri (Covid-19) një punim i Universitetit të Washingtonit, për të ndarë të dhëna në kohë reale lidhur Covid-19.
Harta interaktive e publikuar në ueb-faqen e AA-së tregon të dhënat e përditësuara rreth rajoneve ku është shpërndarë koronavirusi i ri, numri i rasteve, përqindjet e vdekjeve dhe të shërimeve.
E përgatitur nga Humanistic GIS Laboratory, një iniciativë e Universitetit të Washingtonit që ka për synim "eksplorimin e botës dixhitale", u krijua nga akademiku i Departamentit të Gjeografisë, Bo Zhao.
Humanistic GIS Laboratory edhe më parë ka realizuar projekte si "Atlasi Global i Migrantëve" dhe "Llogaritësi i Ujit".
Tek harta mund të arrihet nëpërmjet adresës "https://www.aa.com.tr/en/p/coronavirus-infection-map".