Agim Sulaj
23 shkurt 2022•Përditësim: 23 shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 3 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.105, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 257 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 225.664.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.840 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.754.079 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 593 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 219.502, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.057.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.