Agim Sulaj
20 Mars 2022•Përditësim: 21 Mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me COVID-19 ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka humbur jetën, derisa numri i viktimave mbetet në 3.127, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 31 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.124.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.058 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.787.110 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 36 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 223.346, ndërsa numri i rasteve aktive është 651.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.579 doza të vaksinës. Deri më sot 819.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.