Mücahit Oktay
20 Mars 2022•Përditësim: 20 Mars 2022
Në SHBA ka tejkaluar 971 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins" me 10.766 raste në 24 e fundit ka arritur në 79.728.172 numri i rasteve ndërsa me 278 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 971.087 numri i viktimave nga COVID-19.
Me mbi 9 milionë e 65 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me rreth mbi 6 milionë e 689 mijë dhe Florida me mbi 5 milionë e 868 mijë.
Po ashtu me 88.024 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 86.650 dhe Florida me 72.704.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 81.6 për qind e qytetarëve mbi 5-vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 69.5 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 46.1 për qind e qytetarëve mbi 12-vjeç që kanë përfunduar vaksinimin.
Mbi 255 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë, mbi 217 milionë të tjerë dozën e dytë dhe mbi 96 milionë dozën përforcuese.