Agim Sulaj
27 Mars 2022•Përditësim: 27 Mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me COVID-19 ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka humbur jetën, derisa numri i viktimave mbetet në 3.130, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 37 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 227.361.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.325 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.794.545 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 32 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 223.572, ndërsa numri i rasteve aktive është 654.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës. Deri më sot 820.011 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.