Doğa Kırmızıoğlu
15 Dhjetor 2021•Përditësim: 16 Dhjetor 2021
Futbollistët e Real Madridit, Luka Modriç dhe Marcelo janë infektuar me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtuesit e klubit mbretëror njoftuan se lojtari kroat dhe ai brazilian janë në izolim, pasi kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Në njoftim nuk janë dhënë detaje rreth gjendjes aktuale të tyre shëndetësore.
Modriç dhe Marcelo nuk do të jenë në gjendje të luajnë për Real Madridin, me shumë gjasa në dy ndeshjet e ligës në të cilat Reali luan kundër Cadizit dhe Athletic Bilbaos.