Yunus Kaymaz
02 Maj 2018•Përditësim: 02 Maj 2018
STAMBOLL (AA) - Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo, pranoi se topi në ndeshjen me Bayern Munichun ka prekur dorën e tij dhe se ishte penalti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në UEFA Ligën e Kampionëve u përballën Real Madridi dhe Bayern Munichu. Marcelo iu përgjigj pyetjeve në lidhje me pozicionin në minutën e fundit të pjesës së parë të ndeshjes e cila përfundoi me rezultatin baraz 2-2, që i mundësoi Real Madridit të kualifikohet në finale për herë të tretë me radhë.
"Topi ka prekur dorën time dhe ishte penalti. Nëse e them të kundërtën e kësaj do ishte gënjeshtër, por ky është futbolli", tha 29 vjeçari Marcelo.
Ai më tej theksoi se nuk do të flasë në lidhje me arbitrin e ndeshjes Cüneyt Çakır. "Arbitrat ndonjëherë japin vendim në favor tuaj, ndonjëherë kundër. Çfarëdo që të ndodhë duhet të luani futboll", tha ylli brazilian.
Ndërsa mbrojtësi i Bayernit, Jerome Boateng i cili nuk luajti në ndeshjen e kthimit për shkak të lëndimit, në llogarinë e tij në rrjetin social e shpërndau fotografinë e pozicionit, duke thënë "A nuk është penalti? Të lutem".