Muhammed Enes Çallı
13 Mars 2020•Përditësim: 16 Mars 2020
All-Star lojtari i ekipit të NBA, Utah Jazz, Donovan Mitchell ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri, bëri të ditur raportuesi i ESPN Adrian Wojnarowski, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ylli i Jazz-it Donovan Mitchell është testuar pozitiv ndaj koronavirusit, tregojnë burimet e ligës për ESPN. Lojtarët e Jazz thonë privatisht se Rudy Gobert ka qenë i i pakujdesshëm në dollapin e dhomës duke prekur lojtarët e tjerë dhe gjërat e tyre. Tani një shok skuadre i Jazz-it ka dalë pozitiv në testin e Covid-19", shkroi në Twitter, Wojnarowski.
Mitchell u bë lojtari i dytë i infektuar në NBA pasi shoku i tij i skuadrës Rudy Gobert u testua pozitiv ndaj COVID-19 të mërkurën vonë.
"Faleminderit të gjithëve që më përkrahni nga dëgjimi i lajmeve në lidhje me testin tim pozitiv", tha Mitchell në Instagram.
Gobert gjithashtu kërkoi falje në Instagram për ndoshta rrezikimin e të tjerëve pasi u infektua.
"Dua të falënderoj të gjithë për shfaqjen e shqetësimit dhe mbështetjes gjatë 24 orëve të fundit. Kam kaluar shumë emocione që nga mësimi i diagnozës sime, kryesisht frika, ankthi dhe sikleti", tha ai.
"Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është se do të doja t'u kërkoja falje publikisht njerëzve që mund të kisha rrezikuar. Në atë kohë, nuk e kisha idenë se isha infektuar. Unë isha i shkujdesur dhe nuk bëja asnjë justifikim”, tha Mitchell.
NBA më parë njoftoi se ka pezulluar pjesën e mbetur të sezonit për shkak të shpërthimit të koronavirusit.