Yunus Kaymaz
06 Janar 2022•Përditësim: 12 Janar 2022
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtuesit e klubit thanë se Guardiola ka rezultuar pozitiv nga testi i fundit për koronavirus dhe se është në izolim shtëpiak, pa simptoma më serioze të infeksionit me COVID-19.
Eksperti spanjoll i futbollit Guardiola nuk do të jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën e Manchester City-t nga pankina në ndeshjen e nesërme të FA Cup kundër Swindon Town.
Guardiola iu bashkua shumë anëtarëve të klubit në izolim për shkak të COVID-19, ndërsa para tij, shtatë lojtarë dhe 14 anëtarë të stafit të klubit u vendosën në izolim.