Muhammed Enes Çallı
06 Janar 2022•Përditësim: 07 Janar 2022
Tenistit serb Novak Gjokoviç iu lejua të qëndrojë në Australi pasi seanca e tij gjyqësore u shty për të hënën, kur duhet të merret vendim rreth hyrjes së tij në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjokoviçit, i cili nëntë herë u shpall kampion në Australian Open, iu refuzua hyrja në Australi pasi viza iu anulua për mospërputhje me kërkesat COVID-19.
Pasi mbrëmë ateroi në aeroportin Tullamarine të Melburnit, Gjokoviç u pyet nga Forcat Kufitare për statusin e vizës së tij.
Sportisti 34-vjeçar tani mbetet nën paraburgimin e emigracionit në Hotel Park në Melbourne.
Gjokovic ende po refuzon të zbulojë nëse është apo jo i vaksinuar kundër koronavirusit.
Të martën, Gjokoviç përmes rrjeteve sociale tha se atij iu dha një përjashtim mjekësor nga nevoja për t'u vaksinuar kundër koronavirusit, në mënyrë që të merrte pjesë në Australian Open 2022.
"Kam kaluar kohë fantastike dhe cilësore me të dashurit e mi gjatë pushimit dhe sot po shkoj me një leje përjashtimi", u shpreh më herët tenisti në rrjetet sociale.
Kreu i Australian Open, Craig Tiley, tha më herët se të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë lojtarët në turne, duhet të vaksinohen kundër koronavirusit ose të marrin një përjashtim mjekësor nga një panel i pavarur ekspertësh.
Australian Open 2022 - turneu i parë i madh i këtij viti, pritet të mbahet më 17-30 janar në Melbourne.