Selçuk Buğra Gökalp
20 Dhjetor 2021•Përditësim: 21 Dhjetor 2021
Tenisti spanjoll Rafael Nadal sot ka njoftuar se është infektuar me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një nga tenistët më të mirë në botë Nadal njoftoi në Twitter se është pozitiv ndaj koronavirusit pas kthimit nga Abu Dhabi.
Ai tha se ka rezultuar negativ në dy testet e mëparshme në Kuvajt dhe Abu Dhabi ndërsa ka rezultuar pozitiv në testin e së shtunës. Ai zbuloi se gjendet në karantinë në shtëpi dhe se ka simptoma më të lehta të sëmundjes së COVID-19.
Nadal falënderoi tifozët dhe tha se do të njoftojë ndryshimet e mundshme në kalendarin e tij të garave.