Fatjon Cuka
26 Korrik 2021•Përditësim: 27 Korrik 2021
Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.891.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet në 2.456.
Gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 13 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.152, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 283.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 2.760 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 880.100 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Aktualisht në Shqipëri janë kryer 1.138.771 vaksinime dhe 498.724 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.