Yunus Kaymaz
21 Tetor 2021•Përditësim: 22 Tetor 2021
Trajneri i Bayern Mynihut, Julian Nagelsmann është infektuar me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e klubit thuhet se trajneri 34-vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 pavarësisht se është vaksinuar.
Gjithashtu në njoftim thuhet se Nagelsmann pas ndeshjes së Bayern Mynihut me Benfican në UEFA Ligën e Kampionëve do të kthehet me avio-ambulancë në Mynih.