Faruk Zorlu
30 Prill 2020•Përditësim: 30 Prill 2020
Pesë pacientë përfshirë katër qytetarë të moshuar janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqinë perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, spitali “Dokuz Eylül” në provincën Izmir tha se pacientët e moshës 70, 71 dhe 91 vjeçare janë liruar pas një muaji trajtim.
Të tre pacientët kishin ankesa të ngjashme frymëmarrjeje kur u shtruan në spital, tha dr. Semih Küçükgüçlü.
Ndërkohë, një burrë i moshës 92 vjeçare dhe një grua e moshës 46 vjeçare pas 18 ditësh trajtimi u liruan nga spitali me duartrokitje në provincën Manisa.
Turqia aktualisht ka 117.589 raste të koronavirusit, ndërsa numri i të vdekurve në vend është 3,081. Gjithsej 44.040 pacientë janë liruar nga spitalet pas shërimit nga virusi.