Emre Aytekin
30 Prill 2020•Përditësim: 30 Prill 2020
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, ka arritur në 2.000.440, numri i të rasteve aktive në mbarë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë thuhet se 1.940.436 prej rasteve që ndodhen në trajtim kanë simptoma të lehta ndërsa 60.004 pacientë të tjerë ndodhen në rrezik për jetën.
Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 3.240.038 ndërsa 228.877 njerëz kanë humbur jetën nga virusi.
Numri në rritje i të prekurve në trajtim po rrit barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.
Vendet me më shumë persona në trajtim janë SHBA me 855.666, Britania e Madhe me 138.780, Italia me 104.657, Franca me 94.105, Rusia me 93.806, Spanja me 79.605 dhe Turqia me 70.468 persona.