Aysu Biçer
04 Qershor 2020•Përditësim: 04 Qershor 2020
Turqia ka rihapur shërbimet doganore me Iranin dhe Irakun pas mbulljes disa mujore për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Bujqësisë dhe Tregtisë e Turqisë, Ruhsar Pekcan, nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se portat doganore Habur dhe Gürbulak janë rihapur për transport ndërkombëtar të mallrave.
Ajo gjithashtu tha se kufizimet për këto vende u hoqën për shkak të zbehjes së pandemisë në Irak dhe Iran.
Pekcan gjithashtu tha se ky vendim shënon gjithashtu fundin e tregtisë pa kontakte, një praktikë e zbatuar shkaku i pandemisë.
Në fillim të marsit, Turqia mbylli portet e saj kufitare me vendet fqinje, përfshirë Iranin dhe Irakun, për të frenuar përhapjen e virusit.
Pas mbylljes, Ministria e Tregtisë u përqendrua në tregtinë e jashtme pa kontakte për të vazhduar eksportet dhe importet e vendit.