Can Erözden
23 Shtator 2020•Përditësim: 23 Shtator 2020
West Ham United të Martën raportoi tre raste me koronavirusin e ri(COVID-19) brenda ekipit duke përfshirë menaxherin David Moyes, raporton Anadolu Agency (AA).
"West Ham United mund të konfirmojë që David Moyes, Issa Diop dhe Josh Cullen kanë dalë pozitiv ndaj COVID-19", tha në një deklaratë klubi i futbollit me qendër në Londër.
Moyes, 57-vjeçar, është një menaxher i njohur skocez i cili më parë ka qenë trajner i Everton, Manchester United dhe Sunderland në Britaninë e Madhe.
West Ham shtoi se Moyes dhe mbrojtësi francez 23-vjeçar Diop dhe mesfushori irlandez Cullen, 24-vjeçar, ishin "asimptomatikë" por pas rezultateve ata filluan vetëkarantinën për një kohë siç kërkohet nga rregullat e Premier Ligës.