Yunus Kaymaz
11 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
LONDËR (AA) – Klubi anglez i futbollit, West Ham United ka shpërndarë me tifozët në median sociale videon e Gokhan Tore-s të cilin e huazoi nga ekipi turk Beshiktash, raporton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti 24-vjeçar me fanellën e West Ham United, përmes videos në llogarinë “whufc_official” e cila ka afër një milionë ndjekës, iu drejtua tifozëve me fjalët: “Përshëndetje tifozë të West Ham United. Me padurim po pres të luaj futboll para jush".
Ndërkaq, në deklaratën e klubit të Beshiktashit dërguar deri tek Platforma për Ndritjen e Opinionit Publik tri ditë më parë, thuhet se “Kanë filluar bisedimet me klubin e West Ham United në lidhje me transferimin e përkohshëm të Gokhan Tore-s".
Futbollisti i lindur në Këlln të Gjermanisë Gokhan Tore më parë ka veshur fanellën e ekipeve të Hamburgut dhe Rubin Kazanit, ndërsa në fund të sezonit 2013-2014 u transferua në Beshiktash, me të cilin gjatë tri sezonëve të fundit ka zhvilluar 111 ndeshje. Futbollisti 24-vjeçar ka tundur rrjetën e kundërshtarit 19 herë, ndërsa ka realizuar 28 asistime.
Në kuadër të parapërgatitjeve për stinorin e ri, klubi anglez do të bëjë kamp në Austri. Më 11 korrik do të zhvillojë ndeshje përgatitore me Slovaçko, më 20 korrik me Rubin Kazan dhe më 23 korrik me Karlsruhe.