Malik Hasa
07 Nëntor 2015•Përditësim: 08 Nëntor 2015
TIRANË (AA) - Me rastin e muajit Muharrem, Bashkia e Bursës në bashkëpunim me shoqatën "Istanbul" me seli në Shkodër ka shpërndarë ashure në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, për qytetarët në xhaminë Et-hem Beut, pas namazit të drekës, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkia e Bursës e cila ka një bashkëpunim të ngushtë me bashkitë në Ballkan, programin e saj tradicional të ashures këtë herë e ka realizuar në Tiranë, ku dy bashkitë janë binjakëzuar. Në bashkëpunim me shoqatën "Istanbul" pas namazit të drekës në xhaminë historike Et-hem Beu në qendër të qytetit të Tiranës është shpërndarë ashure për qindra persona. Qytetarët të cilët kanë marrë ashure shprehën lumturinë e tyre për përjetimin e një tradite të tillë të përbashkët me Turqinë.
Një zyrtarë i lartë i Bashkisë së Bursës, Muhamet Gümüşsoy tha për AA se ndodhen këtu për të ndarë bereqetin e ashures me vëllezërit shqiptarë.
Duke nënvizuar faktin se ndodhen këtu me kërkesë të kryetarit të Bashkisë së Bursës, Recep Altepe Gümüşsoy u shpreh se muaji Muharrem është muaji i bereqetit dhe i vllazërisë dhe si rrejedhojë edhe ata ndodhen këtu për të demonstruar këtë.
Një tjetër zyrtarë i kësaj bashki dhe njëkohësisht një qytetarë i Turqisë me origjinë shqiptare Emir Xhemal Beshkardesh, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se ata përjetuan gëzimin e të qenit së bashku në një kohë të bukur dhe në qytetin e bukur të Tiranës me qytetarët në programin e ashures.
Beshkardesh shprehet se ky aktivitet është zhvilluar nën udhëheqjen e kryetarit të bashkisë së Bursës, Rexhep Altepe. Beshkardesh duke theksuar se këto lloj aktivitetesh kryhen në vende dhe qytete të ndryshme të Ballkanit, pohoi se një ditë më parë kanë shpërndarë ashure në qytetin e Shkodrës.
Beshkardesh ka theksuar se kanë zhvilluar aktivitetin e ashures me qëllim për të frymëzuar ndjenjën e bashkëpunimit dhe miqësisë në komunitet dhe për të mbajtur gjallë traditat e përbashkëta të dy kombeve.
Beshkardesh në përfundim të fjalës së tij falenderoi Shoqatën "Istanbul" për bashkëpunimin në këtë aktivitet dhe duke treguar për vazhdimin e programit tha se gjatë ditës së sotme ata do të shpërndajnë ashure edhe në qytetin e Shkodrës dhe më pas do të udhëtojnë për në Bosnjë dhe Hercegovinë.