Emre Ayvaz,İbrahim Yozoğlu
08 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
SAKARYA (AA) – Agjenti i pasurive të patundshme në Adapazari, në provincën turke Sakarya, Ercan Tunca, në veturën Volkswagen "Beetle", të cilën e kishte blerë për 8.000 lira (2.395 euro), ka shpenzuar 112.000 lira shtesë (33.541 eura), për ta shndërruar në diçka të pazakontë, raporton Anadolu Agency (AA).
Automobili i prodhuar në vitin 1974 pas blerjes nga Tunca ka pësuar ndryshime rrënjësore duke ndryshuar gjithçka në të, nga dritaret deri te timoni dhe motori.
%2F20160508_2_16601817_9826553.jpg)
Në “bubën” e tij Tunca ka ndërtuar një sistem multimedial, ndërsa ka bërë edhe një hapësirë për lojën “tabël”.
Përveç kësaj, Tunca ka vendosur një kuzhinë të vogël në të cilën ka enë për çaj dhe kafe.