Adem Şalvarcıoğlu
08 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
XHAKARTË (AA) - Në Indonezi prezantohet nga 6. 600 persona "kërcimi Saman" (kërcimi i një mijë duarve) i cili i përket rajonit Açe (Aceh), raporton Anadolu Agency (AA).
Në Qendrën e Shfaqjeve Tama Mini në kryeqytetin e Indonezisë, në Xhakartë nga rajoni Açe u mbajt një shfaqje për thyerjen e rekordit me pjesëmarrjen e 6. 600 kërcimtarëve.
Në qendrën e shfaqjeve indonezianët kanë treguar një interes të lartë për të ndjekur thyerjen e rekordit ku dhe në shfaqe janë prezantuar momente shumëngjyrëshe.
Testi për thyerjen e rekordit të mëparshëm i cili ka qenë me pjesëmarrjen e 3 mijë kërcimtarëve këtë herë ka rezultuar me sukses me pjesëmarrjen e 6. 600 kërcimtarëve të cilët kanë prezantuar kërcimin e tyre para noterit.
Prefekti i Açe, Zaini Abdullah për gazetarin e AA-së duke vënë në dukje se sot është shumë i lumtur, u shreh se: "Sot ishte një mundësi për të prezantuar ndaj botës kërcimin Saman i cili ka një vend të rëndësishëm në historinë e Açe. Me pjesëmarrjen e 6. 600 kërcimtarëve kemi thyer rekordin e Indonezisë. Në të ardhmen kemi qëllimin që këtë ta përparojmë në rekord botëror. Për prezantimin në botë të kërcimit Saman do të vazhdojmë këto organizime".