Ayhan Şimşek
16 Maj 2023•Përditësim: 18 Maj 2023
Ish-shefi i prodhuesit gjerman të automjeteve "Audi" pranoi të martën rolin e tij në skandalin e emetimeve të naftës, raporton Anadolu.
Rupert Stadler deklaroi në gjykatën në Mynih se kishte mundësinë të ndërhynte, por nuk e bëri këtë dhe shprehu keqardhje për shkeljen. Ai e bëri deklaratën si pjesë e një marrëveshjeje mes avokatëve mbrojtës dhe Prokurorisë që do t'i jepte dënim me kusht.
Stadler (60) gjithashtu do të duhet të paguajë gjobë prej 1.1 milionë euro. Stadler u bë ish-anëtar i parë i Bordit të grupit Volkswagen (VW) që pranoi në gjykatë falsifikimin e normës së emetimeve për automjetet dizel.
Grupi Volkswagen, i cili përbëhet nga 10 marka, përfshirë "Audi"-në, u akuzua për manipulimin dhe mashtrim të testeve të emetimit tek motorët e automjeteve me naftë.
Sipas prokurorëve, Stadler ishte në dijeni të manipulimit në vitin 2016, por nuk ndërhyri dhe lejoi shitjen e këtyre automjeteve me naftë deri në vitin 2018.