Admir Fazlagikj
15 Tetor 2015•Përditësim: 15 Tetor 2015
SHKUP (AA) – Me shfaqen e duetit turk, pianistes Ruye Tanner dhe Dincer Ozera në vegla me perkusion është hapur edicioni i nëntë i festivalit “Lira e Artë” i cili mbahet nga 14 deri më 26 tetor në muzeun e qytetit të Shkupit dhe hamamin e Daut Pashës, në çarshi të vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).
Me koncertin të duetit turk Taner- Ozer, adhuruesit e muzikës klasike kishin dy mundësi të kënaqen së dëgjuari kompozimet “Zeybek”, në aranzhim të Dincer Ozera, etidën koncertale “Il Sospiro”, pastaj Widmung nga R.Shuman, si dhe kompozime tjera.
Ruya Tanner, e cila vlen për një nga pianistet më të mira turke të gjeneratë së vet, në fillim të koncertit i tha publikut se njërën nga kompozimet ja ka kushtuar viktimave të sulmit terrorist në Ankara më 10 tetor.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.