Ekip
11 Qershor 2016•Përditësim: 12 Qershor 2016
KIEV (AA) - Në kryeqytetin e Ukrainës ka filluar mbrëmë “Kiev Fire Fest”, një nga ngjarjet më të pazakonta të vitit, që u ka ofruar vizitorëve një spektakël të vërtetë të manipulimit me zjarr, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë dy ditëve sa mbahet festivali i cili përfundon sonte, vizitorët do të mund të shohin shfaqet me zjarr të performuara nga ekipet më të mira të zjarrit nga Ukraina, Greqia, Bjellorusia, Lituania, Sllovakia, SHBA, Republika Çeke, Skocia.
Përveç shfaqjeve të zjarrit në festival janë parashikuar edhe shfaqjet e cirkut, loja e teatros, skenat alternative si dhe gara për grafitin më të mirë.
"Kiev Fire Fest" është një mundësi e shkëlqyer për ata të cilët duan të mësojnë lojën me zjarr nga zotëruesit më të mirë në botë të kësaj teknike, por edhe të kalojnë një natë të pazakontë në atmosferë të veçantë.