Senita Şeherçehajiç
17 Dhjetor 2015•Përditësim: 17 Dhjetor 2015
KAJRO (AA) – Maska e artë mortore e faraonit Tutankhamun prej dje sërish është ekspozuar në Muzeun e Egjiptit në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).
Turistët një kohë nuk kanë mundur ta shohin këtë maskë në muze, sepse gjendej në restaurim mbi të cilin ka punuar një ekip ekspertësh gjermano-egjiptian.
Para më shumë se një viti, në gusht të vitit 2014, një pjesë e maskës së Tutankhamunit rastësisht u dëmtua gjatë restaurimit.
Maskën pa qëllim e dëmtoi një nga punonjësit e muzeut, ndërsa ekspertët pjesën e thyer e kthyen në vend duke shfrytëzuar ngjitës.