Mahmud el-Hüseyni,Safiye Karabacak
30 Mars 2016•Përditësim: 30 Mars 2016
KAJRO (AA) – Pasagjerët të cilët përjetuan një ankth të vërtetë gjatë marrjes peng të avionit të kompanisë Egypt Air që flutoronte në relacionin Aleksandri - Kajro, mbrëmë vonë janë kthyer në kryeqytetin e Egjiptit nga aeroporti qipriot Larnaka ku avioni i rrëmbyer bëri aterim të detyrueshëm, raportoi Anadolu Agency (AA).

Në aeroportin ndërkombëtar në Kajro udhëtarët u pritën nga kryeministri Sharif Ismail, ministri i Fluturimit Civil, Sharif Fethi, si dhe nga familjarët e tyre.
Autoritetet e Egjiptit u premtuan pasagjerëve se do të jenë në dispozicion për t'iu të vazhdojnë rrugëtimin e tyre i cili ishte ndërprerë nga shkaku i incidentit.
Avioni i kompanisë Egypt Air në fluturimin Aleksandri-Kajro u rrëmbye të martën në mëngjes, ndërsa piloti u detyrua të aterojë në Larnaki të Qipros.