Seyit Aydoğan
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
TORONTO (AA) - Një ndër shembujt më të rrallë të fotografisë që u zhvillua në periudhën e fundit të shtetit Osman, "Qyteti i cili transformohet: Ekspozita e Fotografive të Stambollit nga dita e djeshme në ditën e sotme" është hapur për adhuruesit e artit në Toronto të Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kuratorja turke e ekspozitës e cila u hap në Muzeun Aga Han në Toronto, Filiz Çakir Phillip, në deklaratën për gazetarin e AA-së tregoi se janë zgjedhur afër 70 vepra të koleksionit special të Omer Koc.
"Për të realizuar ekspozitën kemi bërë një përgatitje tre vite me Bahattin Oztuncay. Omer Koç për herë të parë lejoi që veprat në koleksionin e tij të dalin jasht shtetit dhe të ekspozohen. Kjo ekspozitë për herë të parë jasht Turqisë organizohet në Amerikën e Veriut në Kanada", tha ajo.