Barry Ellsworth
20 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
KUEBEK (AA) - Partia Liberale në krye me Justin Trudeau, morën pushtetin në Kanada pasi fituan zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 19 tetor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Ishte një ndryshim mahnitës pas humbjes katastrofale të liberalëve në zgjedhjet federale të vitit 2011, kur partia ishte zhbërë, e reduktuar në statusin e partisë së tretë, pasi Partia e Re Demokratike u bë opozita zyrtare dhe konservatorët fituan shumicën.
Trudeau u bë kryeministri i ri i Kanadasë, pasi votuesit i dhanë fund qeverisjes 10 vjeçare të kryeministrit të deritanishëm Stephen Harper dhe konservatorëve.