Seyit Aydoğan
27 Shtator 2015•Përditësim: 27 Shtator 2015
OTTAWA (AA) - Ministria e Nënshtetësisë dhe Emigracionit në Kanada, ka anulluar nënshtetësinë e një personi i cili ishte i dënuar me burg të përjetshëm për terrorizëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Zbatohet për herë të parë ligji i cili u miratua nga Parlamenti Kanadez majin e kaluar dhe i cili jep mundësinë për aullimin e nënshtetësisië së dytë të përsonave në vend të cilët janë dënuar për terrorizëm.
Zakaria Amara me origjinë Jordaneze një prej 18 studentëve muslimanë të arrestuar me arsyen se ishin në pregatitje të akteve të terrorizmit në Toronto, me ligjin e ri ka humbur nënshtetësinë kandaeze.
Institucioni zyrtar i publikimimeve CBC në Kanada njoftoi se në përputhje me dispozitat përkatëse të ligjit edhe Asad Ansari dhe Saad Khalid të cilët janë arrestuar po në të njëjtën çështje si anëtarë të El-Shebab si dhe Muhammed Hersi do të humbasin nënshtetësinë kanadeze.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë Jason Kenney në një deklaratë në Twiter njoftoi se Zakaria Amara duke urryer Kanadanë dhe duke tentuar të vrasë njerëzit e pafajshëm ka shkatërruar me duart e tijë të drejtën e nënshtetësisë.
Zakaria dhe 17 shokët e tijë ishin arrestuar në një shtëpi në rajonin Newmarket në Ontario pasi kishin porositur 120 thasë 25 kg me nitrat amonium dhe se ishin pregatitur për të kryer sulme ndaj ndërtesave zyrtare.