Bilgin S. Şaşmaz
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 24 Dhjetor 2015
NEW YORK (AA) - Dekorimet dhe stolitë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, i kanë dhënë një atmosferë të veçantë dhe festive New York-ut, raporton Anadolu Agency (AA).
Atmosfera festive më së shumti vërehet në qendrat tregtare dhe dyqanet, sidomos në ato të vendosura në sheshin Times dhe në Avenynë e pestë dhe të gjashtë.
Vitrinat e dyqaneve edhe sot kanë tërhequr shumë konsumatorë, të cilët blerjet i kryejnë edhe deri natën vonë, prandaj në pjesët më të frekuentuara të qytetit janë rritur masat e sigurisë.
New Yorku gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si dhe në periudhën e para-festive, edhe pse shpesh pa borë, ajo bëhet "Toka e dëborës dhe mrekullisë", apo siç e thërrasin turistët dhe banorët me emrin e njohur "Wonderland". Dëbora në rrugë dhe babagjyshët në çdo cep zbukurojnë edhe më shumë atmosferën.
Pikërisht për shkak të përmbajtjes që ofron në këtë periudhë, me të drejtë New Yorku rradhitet në krye të listave si destinacioni më i preferuar për t'u vizituar gjatë festave të fundvitit.