Mustafa Çağlayan
18 Tetor 2015•Përditësim: 18 Tetor 2015
NEW YORK (AA) - Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), Muhamed Elshami (Mohammad Elshamy) me realizimet e tij të suksesshme në zonat e konfliktit në vende të ndryshme të botës mori çmimin Chris Hondros Fund që iu jepet gazetarëve të rinj, raporton Anadolu Agency (AA).
Elshami në një ceremoni të mbajtur në New York mori çmimin e dhënë nga Vakëfi i formuar për të përjetuar trashëgiminë e fotoreporterit Chris Hondors i cili humbi jetën nga një predhë që goditi trupin e tij gjatë konflikteve në Libi në vitin 2011.
Ai në një deklaratë duke theksuar se është krenar për fitimin e një çmimi i cili jepet në emër të një gazetari i cili ka humbur jetën gjatë ndjekjes së zhvillimeve të luftës, u shpreh se ky sukses e ka nxitur atë që në të ardhmen të kryejë punime edhe më të mira në Afrikë, në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera.
Elshami u shpreh ndër të tjera se që nga viti 2012 ka ndjekur për AA-në konfliktet dhe krizat njerëzore nga Egjipti, në Sudanin Jugorë, Liberi, Hungari, Nigeri, Sierra Leone dhe në shumë vende të tjera dhe ka theksuar se është një fat i madh për të që punon me fotoreporterë me përvojë të AA-së.
Për ato që duan të bëhen fotoreporterë Elshami ka dhënë këshillat duke shprehur se "duhet të përpiqeni për të realizuar ëndrrat e juaja dhe asnjëherë nuk duhet të heqin dorë. Gjithashtu duhet të ndiqni punimet e fotoreporterëve me përvojë që kanë ndjekur shumë luftëra si James Nachtwey, Goran Tomasevic dhe Jerome Delay.
Elshami, ka theksuar ndër të tjera se në të ardhmen me fotografitë e tij dëshiron të jetën zëri i njerëzve që vuajnë në rajonet problematike të botës.
Fotografitë e gazetarit të ri deri më sot janë shfaqur në shumë media prestigjoze si TIME, The Guardian, CNN, Financial Times, Le Figaro dhe New York Times.
Muhamed Elshami i cili është autori i pamjeve të kryengritjeve popullore në vitin 2011 në Egjipt, në një intervistë të botuar më 18 korrik në New York Times pati shpjeguar përvojat e tij këtu. Ai gjithashtu pati ngjall një interes të madh edhe me fotot e tij të nxjerra vitin e kaluar në Sierra Leone dhe Liberi ku u vërejt përhapja më e madhe e virusit Ebola.