Ruslan Rehimov
14 Mars 2017•Përditësim: 14 Mars 2017
BAKU (AA) - Në kryeqytetin Azerbajxhanit, Baku, qytetarët kanë filluar të kremtojnë festën e Nevruz-it apo festën e pranverës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rrugët e Bakus janë parë deve, kuaj dhe qerre. Kishte edhe prej atyre që ishin veshur me kostume tradicionale për të festuar ardhjen e pranverës, e cila zyrtarisht hyn më 21 mars. Rrugët e kryeqytetit të Azerbajxhanit ishin mbushur me qytetarë të cilët kërcenin dhe kremtonin këtë festë.