Ruslan Rehimov
08 dhjetor 2015•Përditësim: 08 dhjetor 2015
BAKU (AA) - Si pasojë e shënjestrimit të pozitave armene nga ushtria azerbajxhanase në vijën kufitare Armeni-Azerbajxhan, është shkatërruar një automjet i blinduar i Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklartën me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit u njoftua se ushtria armene në 24 orët e fundit 98 herë e ka shkelur armëpushimin dhe ka hapur zjarr me armë të kalibrit të rëndë.
Pas kësaj ushtria azerbajxhanase i është përgjigjur zjarrit të hapur duke shënjestruar 104 herë pozicionet dhe mburojat armene. Në pamjet e shfaqura nga ministria mund të vërehet se pas goditjes së pozicioneve armene është shkatërruar një automjet i blinduar i ushtrisë armene.
Në përleshjet e ditëve të fundit në vijën kufitare një oficer i ushtrisë azerbajxhanase ka rënë dëshmor. Ministria e Mbrojtjes të Azerbajxhanit ka deklaruar se në zjarrin e hapur armë të rënda si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Armenisë ishin vrarë një numër i madh i ushtarëve armenë dhe janë shkatërruar automjete.
Ndërkohë, një flutarake pa pilot e cila ka fluturuar në pozicionet e Azerbajxhane ishte rrëzuar nga ana e ushtrisë së këtij vendi.