Ruslan Rehimov
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
BAKU (AA) - Ushtria e Azerbejxhanit ka rrëzuar një fluturake të re pa pilot të Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbejxhanit thuhet se në orët e mëngjesit në rajonin Terter është zbuluar një fluturake pa pilot e Armenisë e cila ishte duke bërë fluturim zbulues mbi pozicionet e Azerbejxhanit.
Nga ministria thonë se fluturakja pa pilot e llojit DJI Inspire1 (Guadcopter) është rrëzuar si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e ushtarëve azerbejxhanas.
Ushtria azerbajxhanase edhe më 6 dhjetor kishte rrëzuar një fluturake pa pilot të Armenisë.