Cuneyt Davut
24 Janar 2016•Përditësim: 25 Janar 2016
SHKUP (AA) - Drejtori i Institutit “Junus Emre”- Qendra Kulturore Turke në Shkup, Doc. Dr. Mehmet Samsakçı, ka deklaruar se numri i nxënësve në kurset për gjuhën turke në krahasim me vitin e kaluar është rritur dhe aktualisht 417 të trajnuarit janë duke e mësuar këtë gjuhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, Samsakçı, duke theksuar se Instituti “Junus Emre” që nga viti 2010 vepron në Maqedoni, tha se me aktivitete që kryejnë janë duke e promovuar gjuhën, kulturën, historinë, artin dhe civilizimin turk në këtë vend.
Duke pohuar se qendrat kulturore të cilët gjenden në 45 pika të ndryshme në botë hapin derën për një botë të re për komunitetet miq dhe të afërmit, si dhe për komunitetet të cilët nuk kanë shumë njohuri për Turqinë dhe kombin turk, Samsakçı theksoi se qendra në Shkup është hapur nga ana e kryeministri aktual turk Ahmet Davutoğlu, kur ai ishte në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë.
‘’Shkupi është një nga qendrat më të mëdha të kombit dhe civilizimit tonë’’- shprehet Samsakçı, duke vënë në dukje se Shkupi ka një vend shumë të veçantë në zemrën e Turqisë dhe kombit turk.
Samsakçı Shkupin e vlerëson si një nga pikat strategjike jo vetëm të Ballkanit, por edhe të Europës dhe shton se aktivitetet dhe veprimtaria e qendrës kulturore e cila vepron me një ekip prej 15 personash janë duke u ndjekur dhe vlerësuar nga publiku.
- Rritet interesi për kurset në gjuhën turke-
Drejtori i Institutit “Junus Emre”- Qendra Kulturore Turke në Shkup, Samsakçı, tha se numri i nxënësve në kurset për gjuhën turke është rritur dhe aktualisht 417 të trajnuarit janë duke e mësuar gjuhën turke. Ai informon se përveç qytetarëve të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën turke ata trajnojnë edhe personelin në ministritë siç janë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes, por edhe për stafin e kompanive turke në vend.
Duke njoftuar se jashtë kurseve në gjuhën turke ata veprojnë edhe në fusha të ndryshme, Samsakçi tha se: ‘’Ne organizojmë aktivitete për të sjellë vlerat historike të Turqisë, kulturën, artin dhe shkencën në Maqedoni. Mirëpo, në të njëjtën kohë artistët nga Turqia të cilët marrin pjesë në festivalet e kinemasë, letërsisë dhe muzikës këtu në Maqedoni sillen përmes institutit’’.
Ai deklaron se as Shkupi as Maqedonia në përgjithësi për ata që vijnë nga Turqia nuk është një vend i panjohur dhe thotë se: “Në këtë kuptim, ne edhe kryejmë veprimtari për bashkatdhetarët dhe bashkë-fetarët tanë në Shkup, si dhe për shoqërinë e Maqedonisë promovojmë kulturën, historinë dhe qytetërimin tonë’’.