Ekip
17 Shkurt 2022•Përditësim: 18 Shkurt 2022
Një grua që mbante një fëmijë në karrocë dhe shëtitej rreth lumit Vardar, ka rrëshqitur dhe ka rënë në lum në afërsi të Muzeut të Luftës Maqedonase, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas pamjeve të siguruara nga AA, disa të rinj që ndodheshin aty pranë arritën të reagojnë menjëherë, duke nxjerrë nga uji gruan dhe fëmijën, ndërsa më pas edhe karrocën e fëmijës.
Sipas informacioneve të para dhe dëshmitarëve okularë, gruaja dhe fëmija që rrëshqitën në ujin e ftohtë të lumit Vardar nuk kanë pësuar lëndime serioze.