Gorana Jakovljevic
16 Tetor 2021•Përditësim: 18 Tetor 2021
Artisti dhe aktivisti Mundano bëri një pikturë murale në sipërfaqen e një ndërtese në Sao Paulo, Brazil, e cila tërhoqi vëmendje të madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Piktura murale, e cila mbulon rreth 1.000 metra katrorë, është pikturuar me hi nga zjarret që kanë ndodhur kohët e fundit në pyjet e Amazonës, Pantanalit dhe Atlantikut.
Vepra e Mundanos është riinterpretim i një pikture të piktorit të famshëm brazilian Candido Portarini i cili pikturoi një punëtor në një plantacion kafeje, ndërsa Mundano në vend të punëtorit pikturoi një zjarrfikës vullnetar i cili mori pjesë në luftimin e zjarreve në pyje.