Bojan Bednar
10 Nëntor 2021•Përditësim: 10 Nëntor 2021
Disa dhjetëra qytetarë u mblodhën mbrëmë në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, në mbështetje të aktivisteve Aida Çoroviç dhe Jelena Jaçimoviç të cilat u arrestuan dhe më pas u liruan pasi që hodhën vezë në muralin kushtuar kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç duke kërkuar heqjen e menjëhershme të muralit, raporton Anadolu Agency (AA).
Turma e njerëzve u nis nga një shesh i Beogradit drejt vendit ku ndodhet murali, por u ndaluan nga forca të shumta policore të pajisura për shpërndarjen e protestave rreth 100 metra nga murali.
Kur qytetarët filluan të bërtasin "Hiqni muralin", nga një rrugë e afërt u dëgjuan zëra nga dhjetëra mbështetës të muralit që brohoritën "Ratko Mlladiç" dhe "Srebrenica nuk është gjenocid".
Mbështetësit e kriminelit të lufës Mlladiç tentuan të përleshen me protestuesit, por u penguan nga policia e cila vendosi një kordon midis dy grupeve.
Ndër të tjera mbështetja erdhi edhe nga zyrtarë të partive opozitare, profesorë universiteti, gazetarë, aktivistë qytetarë, por edhe disa mjekë që kritikuan masat e marra nga Serbia në luftën kundër COVID-19, duke i konsideruar të pamjaftueshme. Pranë muralit shkurtimisht u paraqit dhe ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, ministria e të cilit më herët ndaloi tubimet pranë muralit dhe heqjes së tij.