Aişe Hümeyra Bulovalı
18 Dhjetor 2020•Përditësim: 19 Dhjetor 2020
Kanë filluar aplikimet për konkursin ndërkombëtar të fotografive për lajme "Istanbul Photo Awards 2021", i cili këtë vit organizohet për herë të shtatë nga Anadolu Agency (AA).
AA e cila punon me shumë fotoreporterë në lajmet që i ka njoftuar botës përgjatë historisë së saj 100-vjeçare të gazetarisë, me përvojat që ka fituar gjatë këtij procesi organizon projektin "Istanbul Photo Awards" me qëllim për të mbështetur duke shpërblyer përkushtimin profesional të fotoreporterëve.
Në këtë konkurs bëhen çdo vit aplikime nga më shumë se 100 vende dhe gjithashtu krahas institucioneve të medias janë të interesuar edhe një numër i madh i gazetarëve të pavarur.
Në të njëjtën kohë, në konkursin i cili realizohet për të përcaktuar fotografitë "lajm" më të rëndësishme të vitit, mund të marrin pjesë kandidatë me fotografitë e shkrepura nga ngjarjet që kanë përcaktuar axhendën botërore në vitin 2020.
Në "Istanbul Photo Awards" e cila brenda një kohe të shkurtër ka hyrë në mesin e garave më të rëndësishme në botë në fushën e fotografisë për shtyp, pjesëmarrësit mund të aplikojnë në gjashtë kategori të tilla si "Lajm tek", "Lajm seri", "Sport tek", Sport seri", "Jeta e përditshme seri" dhe "Portret seri".
Fituesit e garës ashtu si çdo vit do të përcaktohen nga juria ndërkombëtare e përbërë nga emra të njohur në botën e fotografisë. Nëpërmjet faqes së internetit mund të mësohen edhe kushtet e aplikimit për fotografitë të cilat do të vlerësohen nga shumë aspekte si mjaftueshmëria teknike, perspektiva, lëvizja dhe ndjenjat.
Çmimi i madh i konkursit "Fotografia e Vitit" do të jepet për fotografinë e parë në kategorinë "lajm tek" dhe fotoreporteri që ka shkrepur fotografinë do të fitojë një çmim prej 6.000 dollarë.
Për të parët e kategorive do të jepet një çmim nga 3.000 dollarë, për të dytët nga 1.500 dollarë dhe për të tretët nga 1.000 dollarë. Ndërsa për të parët në kategoritë "Jeta e përditshme seri" dhe "Portret seri" do të jepet vetëm çmimi i vendit të parë.
Data e fundit e aplikimit për konkursin është caktuar më 18 mars 2021. Aplikimet mund të bëhen edhe nga adresa "http://istanbulphotoawards.com".
Fotografitë fituese në konkursin e zhvilluar gjatë 6 viteve të kaluara janë ekspozuar në qytetet e Turqisë nga Ankaraja në Izmir e deri në qytetet tjera jashtë vendit nga Vjena e deri në Tokio. Gjithashtu albumi me fotografitë fituese ka zënë një vend të rëndësishëm edhe në bibliotekat e kësaj fushe.