Shpetim Hiseni
09 Shkurt 2025•Përditësim: 10 Shkurt 2025
Tregjet e luleve në Kolumbi po përgatiten për ditën e Shën Valentinit, që shënohet më 14 shkurt si dita e të dashuruarve, raporton Anadolu.
Me afrimin e Ditës së Shën Valentinit, Kolumbia, eksportuesi i dytë më i madh i luleve në botë, po përgatitet të dërgojë mbi 60.000 tonë lule në mbarë botën. Kjo tejkalon rekordin e vitit të kaluar prej 59.000 tonësh, duke përforcuar rolin e vendit në tregun global të luleve.
Sektori gjeneron mbi 200.000 vende pune formale në vit, me rreth 60 për qind të punësimit të drejtpërdrejtë për gratë – gjysma e të cilave janë nëna beqare.
Për më tepër, sezoni i Shën Valentinit krijon mbi 20.000 vende pune të përkohshme, të gjitha duke iu përmbajtur standardeve ligjore të punës, duke theksuar rolin e industrisë në stabilitetin ekonomik dhe gjenerimin e punësimit.