Shpetim Hiseni
12 Shkurt 2025•Përditësim: 13 Shkurt 2025
Në Korenë e Jugut është mbajtur shfaqje kulturore me ndjezjen e zjarrit të madh si pjesë e festivalit “Jeongwol Daeboreum” (Festivali i Hënës së Parë të Plotë), raporton Anadolu.
Interpretuesit me veshje tradicionale morën pjesë në shfaqjen kulturore në plazhin Haeundae në Busan të Koresë së Jugut.
Festivali, që mbahet me rastin e hënës së parë të plotë të vitit hënor, përfshin rituale dhe shfaqje për të simbolizuar ardhjen e së mirës dhe largimin e fatit të keq.