Shpetim Hiseni
12 Shkurt 2025•Përditësim: 14 Shkurt 2025
Pjesëtarët e besimit budist në Tajlandë shënuan festën e ndriçimit të fenerëve "Makha Bucha" në veri të kryeqytetit Bangkot, raporton Anadolu.
Tajlandezët shënuan festën në Tempullin Dhammakaya në Ditën Makha Bucha gjatë muajit të tretë hënor, ku rreth 5.000 murgj u mblodhën për t’u shuguruar nga Buda, së bashku me 35.000 besimtarë që mbanin fenerë.
Makha Bucha është një festë e rëndësishme budiste që festohet në Tajlandë, Kamboxhia dhe Laos në hënën e plotë të muajit të tretë hënor.
Në këtë ditë, budistët vizitojnë tempuj për adhurime, për të dëgjuar predikime dhe për të marrë pjesë në procesione me qirinj.