Rahmi Gündüz
20 Janar 2016•Përditësim: 21 Janar 2016
STRAZBOURG (AA) - Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka theksuar se gjatë presidencës së BE-së që do të zgjasë 6 muaj vendi i tij do të ketë si objektiv kryesor gjetjen e një zgjidhjeje ndaj krizës së refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Rutte sot ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Europian në Strazbourg në lidhje me çështjen e objektivave që vendi i tij do të ndjekë gjatë presidencës së BE-së.
Ai i ka dhënë një hapësirë të gjerë çështjes së krizës së refugjatëve dhe ka kërkuar nga vendet anëtare që në këtë çështje të zbatojnë përgjegjësitë pa humbur kohë. "Në këtë çështje do të flas hapur. Është e pamundur t’ia dalim mbanë me këto shifra (numrin e refugjatëve), tashmë nuk na ka mbetur kohë. Brenda 6 apo 8 javësh kjo shifër duhet të ulet seriozisht. Është logjike dhe e domosdoshme që të mos harxhojmë të gjithë energjitë tona në çështjen e refugjatëve në muajt e ardhshëm.Ne do të bëjmë më të mundurën-" ka shtuar Rutte.