Elena Teslova
05 maj 2022•Përditësim: 05 maj 2022
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në një masë hakmarrëse ka shpallur shtatë diplomatë danezë persona të padëshiruar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria ruse njoftoi se diplomatët duhet të largohen nga vendi brenda dy javëve.
Sipas ministrisë, një diplomati tjetër iu refuzua viza ruse dhe nuk mund të fillojë të punojë në ambasadën daneze në Moskë.
Në njoftim po ashtu thuhet se ambasadori danez është thirrur në ministri dhe i është përcjellë një protestë e fortë.
"Politika e hapur anti-ruse e Danimarkës shkakton dëme serioze në marrëdhëniet dypalëshe", theksoi ministri.
Kjo masë është ndërmarrë në përgjigje të dëbimit të 15 diplomatëve rusë nga Danimarka më 5 prill. Ata u shpallën persona të pa dëshiruar në si pjesë e protestës kundër luftës Rusi-Ukrainë.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 3.238 civilë janë vrarë dhe rreth 3.400 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, megjithatë shifra e vërtet dyshohet se është shumë më e lartë.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 5,7 milionë ukrainasë po ashtu kanë ikur jashtë vendit, ndërsa rreth 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.