Hasan Esen
29 Nëntor 2015•Përditësim: 29 Nëntor 2015
BRUKSEL (AA) - Sot organizohet në Bruksel Samiti BE-Turqi, ku pritet të diskutohen tema si: riaktivizimi i bisedimeve mbi pranimin e Turqisë në BE, heqja e vizave dhe problemi i azilantëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në tryezën e diskutimeve në Samitin i cili pritet të fillojë në orën 16:00 sipas orës lokale do të jetë "Rritja e dialogut mes palëve, Organizimi i Samiteve të përbashkëta në tema të ndryshme, bashkëpunimi kundër çdo lloj terrorizmi, heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Turqisë, rritja e disktuimeve, dialogut dhe kontakteve në fushat e energjisë si dhe rritja e bashkëpunimit në kontektin e Lidhjes së Doganave".